Cmimet mbeten të larta

03/06/2010 16:00

Edhe prodhimi bujqësor vendas po hyn në pikun e tij, duke qenë se cmimet nuk janë ulur në nivelin e pritshëm nga konsumatorët.

“Cmimet kanë rënë, por krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë janë më të larta”, tregon një shitës.

Një shkak tjetër që i mban cmimet e larta dhe shumë të luhatshme është, sipas tregtarëve, mungesa e formave të oganizimit të tregtisë në bujqësi.

“Nuk ka një marrëveshje mes prodhuesve bujqësore të Fierit, Durrësit dhe Kavajës. Ndryshimin e cmimeve e bën oferta e tregut, e cila vjen e pakontrolluar. Tregtarët detyrohen që sa ta kthejnë mallin prapë, ta shesin atë me cmime të tjera”, sqaron specialisti Niko Zherdi.

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, rezulton se gjatë tregtimit të produktit nga fermeri te shitësi me pakicë, për një produkt kostoja e të cilit është 40 lekë, nga fermeri tek shitësi me shumicë cmimi arrin deri në 65 lekë duke u rritur rreth 25 per qind.

Ndërsa nga shitës me shumicë deri tek shitësi me pakicë, cmimi rritet më shumë se rreth 45 për qind dhe nga shitësi tek blerësi cmimi rietet me 33 per qind të tjera.

Sipas këtij zinxhiri, cmimi mesatar i perimeve nga 40 lekë tek fermeri arrin tek konsumatori me cmim deri në 120 lekë për kilogram, pra një rritje rreth 200 për qind.

Top Channel