Cigaret amerikane janë më kancerogjenet
03/06/2010 09:45
Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën të ditur se cigaret e prodhuara në SHBA përmbajnë tre herë më shumë substanca kancerogjene.
Studimi ka vënë re përqëndrimin e nitrosammines, përbërja më kancerogjene e duhanit, që gjendet në gojë dhe urinën e 126 duhanpirësve që vijnë nga Kanadaja, Australia, Britania e Madhe dhe New York.
Në gojën e duhanpirësve amerikanë janë gjetur përqëndrime tre herë më të larta se tek të tjerët.
Top Channel