Thumanë, fëmija i zhdukur që prej majit

02/06/2010 20:30

Një nxënës i shkollës nëntëvjecare në Thumanë të Krujës është zhdukur në drejtim të paditur që nga data 26 maj e këtij viti. Ndërsa është nisur në mëngjes për në shkollë, ai nuk është kthyer më në shtëpi.

Ndërkohë që prindërit e tij, së bashku me të afërmit e tyre, kanë një javë që vazhdojnë kërkimet dhe nuk kanë mundur dot të gjejnë fëmijën e tyre.

Dje ata i janë drejtuar edhe polcisë së Krujës për ndihmë, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për Leonard Lenën.

“Kam ardhur në orën 6 e gjysmë nga puna, jam ulur të pushoj dhe nga ora 8 i kërkova nuses të dërgonte dialin të merrte një paketë. Nusja më thotë se, nuk e di se ku ndodhet djali”, deklaron babai i fëmijës, Ndue Lena.

Familjarët e fëmijës së humbur apeljonë për ndihmë, që personat që kanë dijeni për fëmijën e tyre të humbur ta lajmërojnë.

I ati i Leonardit, Ndue Lena ka deklaruar se i biri nuk ka patur asnjë konflikt me askënd dhe se ka kontrolluar që nga Lezha e deri në Durrës dhe nuk ka mundur të gjejë të dhëna.

Burime të polcisë së Krujës bëjnë të ditur se deri tani është marrë në pyetje një person që ka qenë në momentet e fundit me fëmijën, por që nuk është arritur të zbulohet vendndodhja e tij.

Top Channel