Ditët tona karakterizohen nga shqetësime të ndryshme, por mënyra se si i përballojmë duket se është e njëjtë deri diku.

Në mënyrë të rëndomtë ne pretendojmë se mjafton një diskutim me shoqen apo shokun e ngushtë dhe problemi u zgjidh.

Jo, personat e duhur që të cilët kanë gjithë kohën në dspozicion për t’iu dëgjuar dhe këshilluar, qoftë edhe për një shqetësim të momentit quhen psikologë.

Personazhi ynë është një vajzë e zakonshme, ajo është 28 vjeç.

Shqetësimi i saj është pamundësia për të mbajtur gjatë një lidhje.

“Me kohën që ka ardhur në një lidhje më frikëson tradhëtia, mosbesimi”, shprehet ajo në një seancë me psikologen.

Sot ajo vjen për herë të tretë në një psikoterapi.

E reja ndihet e zhveshur ndaj çdo lloj kompleksi. Besimi i saj tek terapia është më i madh.

“Arsyet pse jam kështu nuk i di dhe për këtë jam edhe këtu. Ndoshta ndikon shoqëria që na rrethon, i shoh të lumtur, por lidhjet e tyre janë të shkatërruara”, thotë ajo.

30 minutat e kaluara në një dhomë të vogël dhe shumë ndriçim flasin për përmirësime të gjendjes mendore të klientes.

“Jam më e qetë. Ndihem më e sigurt tani”, thotë e reja në përfundim të seancës.

Top Channel