Ruci, anëtar i Këshillit të Rregullores

02/06/2010 21:20

Kuvendi i Shqipërisë ka emëruar pasditen e sotme kryetarin e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, si anëtar të Këshillit të Rregullores.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni i Parlamentit, i cili në një komunikatë për shtyp sqaron se Ruci do të zëvendësojë në këtë post deputetin Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit, saktësohet më tej në komunikatë, është përjashtuar nga Këshilli i Rregullores pasi ka bërë dy mungesa të njëpasnjëshme.

Njoftimi i Kuvendit erdhi vetëm pak momente pasi kryetares Jozefina Topalli i kishte mbërritur një letër nga Ruci, i cili kundërshtonte ndryshimet e rregullores.

Top Channel