PD ndryshon rregulloren

02/06/2010 16:25

Në një mbledhje të nisur në oret e para te mengjesit Keshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvendin e Shqipërise ka diskutuar ndryshime të rëndësishme ne dokumentin baze mbi të cilin funksionon ky institucion.

Ne ndryshimet e propozuara nga mazhoranca synohet që të gjithë emrat që do të mbërrijnë në kuvend si kandidatura për institucionet kryesore në vend nuk do të votohen me me votim te fshehte por te hapur, nje ndryshim ky qe mbi te gjitha ka lidhje me dekretet e presidentit te Republikes Bamir Topi.

Nje ndryshim ky qe vjen ne  nje moment delikat kur mes Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte jane 8 vende vakante te cilat duhet te votohen ne Kuvendin e Shqiperise, e ne rastin se keto ndryshime do te behen perpara mberritjes se tyre ne seance plenare atehere dekretet e Presidentit do te votohen ne menyre te hapur. Socialistet kane kundershtuar fort keto propozime per ndryshim duke i cilesuar ato antiligjore dhe nje menyre per te vene nen kontroll politik kandidaturat e propozuara nga presidenti Topi per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.

Nderkohe ne nje reagim te menjehershem kuvendi ka sqaruar se me propozimin e nje grupi deputesh eshte depozituar ne kuvend me 28 maj nje projektvendim per ndryshim rregullore. Sipas njoftimit per te shmangur keqkuptimet theksohet se bazuar ne nenet 117 me marrjen e ketij propozimi kryetarja e kuvendit menjehere ia ka kaluar Drejtorise Juridike dhe Keshillit te Rregullores.

Mbeshtetur ne nenin 88 te rregullores, procedurat e parashikuara per shqyrtimin e dekreteve te Presidentit te Republikes zbatohen edhe shqyrtimin e projektvendimeve normative qe miratohen nga kuvendi. Per kete arsye thuhet me tej u mblodh edhe mbledhja e Keshillit duke filluar shqyrtimin e propozimeve. Por ne fakt mbetet ende enigmë se pse nuk eshte respektuar nje tjeter pike e rregullores qe ne nenin 13 percakton se Keshilli per Rregulloren dhe Mandatet perbehet nga 10 deputete te emeruar nga kryetari i kuvendit ne menyre qe te sigurojne perfaqesim te barabarte mes shumices dhe opozites parlamentare. Nderkohe qe aktualisht opozita ka perfaqesues te saj te emruar nga zonja Topalli socialistet Majko, Tavo, Gjiknuri dhe Islami plus deputetin Shpetim Idrizi, i cili eshte llogaritur nga kryetarja e kuvendit si pjese e opozites.

Top Channel