Fluturat, zbulohet sekreti i ngjyrës së krahëve

02/06/2010 12:40

Të kuptosh ngjyrën e krahëve të fluturave nuk është një gjë e thjeshtë sa mund të duket në pamje të parë.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit kanë harxhuar disa vite punë për të dalluar ngjyrën e fluturës “Papilio blumei” që për sytë e grabitqarëve duket jeshile por kthehet në blu për sytë e partnerëve që kërkojnë ciftim.

Struktura e ndryshimit të ngjyrës gjendet në brendësi të trupit të insektit. “Pjesa e shndritshme e qëndrës së krahëve të kësaj fluture është një mrekulli e natyrës. Me sy të lirë duket jeshile por nëse e shikojmë me një instrument optik, duket blu”, shprehet shkencëtari Mathias Kolle.

Ai ka rindërtuar strukturën e krahëve atom për atom. 11 shtresat e alternuara kanë hapësirë 70 nanometra nga njëra-tjetra. Format dhe ngjyrat e fluturave konsiderohen si prodhimet më të rafinuara të seleksionimit natyror të Darvinit.

Top Channel