Alkooli “djeg” trurin e adoleshentëve

02/06/2010 15:35

Dëme të pakthyeshme mbi trurin e adoleshentëve. Ky është efekti kur një i ri pi një sasi të madhe alkooli.

Praktika e njohur si “binge drinking” është gjithnjë e më e madhe tek të rinjtë.

Një studim i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave “PNAS” i kryer mbi majmunët në moshë “adoleshente”, tregon se truri i nënshtruar për më pak se një vit ndaj “binge drinking” pëson dëme të rënda kryesisht në zonën e memories dhe orientimit.

Top Channel