OBSH: Rezolutë për luftën kundër hepatitit

01/06/2010 17:20

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar rezolutën e parë për hepatitin, e cila parashikon bashkëpunimin mes shteteve për të luftuar sëmundjen.

Rezoluta njeh nevojën e rritjes së punës kolektive për të përmirësuar parandalimin, diagnostifikimin, trajtimin dhe nivelin e informacionit për hepatitin.

Në botë, 500 milionë njerëz, ose më saktë 1 në 12, kanë pasur kontakt me hepatitin B ose C, numër ky 10 herë më i madh se njerëzit e prekur me virusin HIV.

Top Channel