Karnavalet e Korcës, tradita vazhdon…

01/06/2010 19:25

E shtunë, i gjithë qyteti i Korcës është në pritje të festës së karnavaleve.

Nga momenti në moment sheshi do të pushtohet nga grupet e kllouneve, gjelave, shpatarëve dhe dhjetra personazheve të përrallave e jetës reale. Personazhi i fundit qe ende nuk i eshte bashkuar armates se karnavaleve eshte Vasillaq Niço. Ai njihet si njeriu qe nuk le feste pa marre pjese. Sot Vaska, sic i pelqen ta therrasin, do te qendroje ne krye te parades shumengjyreshe.

Vaska eshte rreth te pesedhjetave. Pa frike mund te themi se eshte veterani i kesaj tradite. “Jam prezantuar fillimisht me Caplinin. Jemi nje pjese shume e vecante e qytetit qe te gjithe e duam karnavalen, serenaten e kengen sepse na cliron shpirtrat’, shprehet Vaska. Ai nuk eshte thjesht nje admirues i karnavalave.

Ne nje dhome te vecante ai mban githe maskat e kostumet pas te cilave eshte fshehur nder vite. “Kam ne shtepi deri ne 100 veshje sepse i kam mbledhur ne vite”, pohon ai. Dikur veshjet i qepte vete, sot i blen. Sa here i bie rasti te udhetoje jashte Shqiperise, Vaska i shton koleksionit te tij qofte edhe nje paruke. Blerja e fundit eshte mjekra e plakut te Vitit te Ri.

Edhe pse ne moshe madhore ky njeri e ka nje enderr. “Tashme jane pjekur kushtet qe te behemi pjese e Organizates Evropiane te Karnavaleve”, shton i apasionuari i karnavaleve. Ora po afron. I fshehur pas maskes se kllounit Vaska vrapon drejt Pallatit te Kultures aty ku e gjithe turma e pret per te filluar festen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel