Dita e fëmijëve, Berisha: Kujdes për trafikimin

01/06/2010 17:10

Kryeministri Berisha pasi ka uruar te gjithe femijet per festen e 1 qershorit ka theksuar problemet qe rendojne dhe perkeqesojne ndjeshem jetesen e femijeve ne Shqiperi. 

Berisha kerkoi qe te ulet vdekshmeria foshnjore,te ndalet puna e femijeve dhe te merren masa te larta sigurie qe pas heqjes se vizave te mosndeshemi me trafikim e femijesh apo me biresime te paligjshme. “Kemi shifra të larta të vdekshmërise së fëmijëve. Duhet të veprojmë me ndërhyrjet më eficente për të ndalur këtë fenomen. Për fëmijët do të përcaktojmë të gjitha masat mbrojtëse që të mos bëhen objekt tregtie dhe pseudobirësimesh”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverise, ka sqaruar se sistemi i arsimit parashkollor do te shtrihet ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise, pasi gjate periudhes se pilotimit ka rezultuar i suksesshem.

Top Channel