Bode, kritika Bankës

01/06/2010 16:10

Ministri i Financave Ridvan Bode, ka bërë një deklaratë të papritur, kur ka kritikuar për herë të parë publikisht politikën monetare të Bankës së Shqipërisë duke e quajtur atë pasive. 

“Me c’shihet zhvillimet ne zonen euro kane nje dinamizem shume te shpejte dhe kete duhet ta bejme edhe ne edhe banka per te qene ne te njejtin akord dhe per te mos u kthyer ne pengese te rritjes ekonomike”, u shpreh Bode.

Bode tha se ekonomia po pengohet nga kostoja e lartë e parasë dhe i ka bërë thirrje bankave private, të ulin interesat e kredive.

“Per shkak te konkurences ekonomike tashme norma e rentabilitetit te biznesit po vjen duke u zvogeluar dhe kreditimet ne norma te larta te interesit, sigurisht krijon probleme”, u shpreh Bode.

Deri tani, Banka Qëndrore nuk ishte kritikuar asnjëherë publikisht nga qeveria për mënyrën se si e administroi politikën monetare gjatë krizës.

Por kjo deklaratë e ministrit të Financave, vjen në një kohë kur buxheti është në vështirësi,vecanërisht tani pas dështimit të eurobondit, cka mund ta detyrojë qeverinë t’i rikthehet humarrjes masive në tregun e brendshëm, me interesa dhe kosto të lartë për buxhetin.   

Top Channel