BB: Nga niveli i borxhit varet rritja ekonomike

01/06/2010 15:15

Kryekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Intermit Gill, i mbërritur në Tiranë, deklaroi se niveli i borxhit publik në Shqipëri është shqetësues. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Gill sqaron dhe arsyet.  

“Kur vendet me të ardhura mesatare arrijnë një nivel borxhi nga 40 në 60 për qind, bëhet subjekt të asaj që ne e quajmë rreziku i borxhit. Dikush mund të shohe nivelet e borxhit në vendet e zhvilluara të cilat janë  edhe mbi 100 për qind dhe mund të thotë se pse edhe vendet si Shqipëria nuk mund të kenë një borxh të lartë. Por eksperienca tregon se vendet në zhvillim me të ardhura mesatare nuk mund të tolerojnë nivele të larta borxhi. Dhe në rastin e Shqipërisë duhet të bëhet shumë kujdes sepse niveli i borxhit në Shqipëri është shumë më i lartë nga fqinjët tuaj të rajonit”, u shpreh Gill.  

Sipas zotit Gill, menaxhimi i financave publike paralajmëron se viti 2010 do të jetë i vështirë dhe se ecuria e ekonomisë në cdo vend do të varet kryesisht nga mënyra se si qeveritë do administrojnë financat publike.

“Vendet në zhvillim të Europës janë prekur më fort nga kriza se cdo rajon tjetër në botë. Ne parashikojmë se edhe viti 2010 do të jetë i vështirë. Por ajo që po shohim është që nëse para  krizës zhvillimi ekonomik në Europë ishte uniform, kjo ka ndryshuar pas krizës. Vendet që po mennaxhojnë më mirë financat e tyre publike po dalin më shpejt nga kriza dhe madje mund edhe tu rikthehen ritmeve të rritjes që kishin para krizës”, theksoi Gill.

Top Channel