Sulmi, Franca thërret ambasadorin izraelit
31/05/2010 13:45
Nicolas Sarkozy ka dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga ana e Izraelit.
Presidenti francez ka shprehur keqardhjen e tij të thellë përpara pasojave tragjike të operacionit ushtarak izraelit dhe ka kërkuar një hetim për sa ka ndodhur.
“Duhet të zbardhen të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie që thekson emergjencën e fillimit të procesit të paqes”, është shprehur Sarkozy.
Ndërkohë Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin izraelit në Paris.
Top Channel