Propofoli që vrau Jackson tërhqet nga tregu

31/05/2010 17:45

Shoqëria farmaceutike izraelite Teva ka tërhequr nga tregu qetësuesin Propofol, ilaci që shkaktoi vdekjen e Michael Jackson në 25 qershor të vitit 2009.

Përvec vdekjes së Michael Jackson, Propofol i ka shkaktuar shoqërisë 250 cështje të hapura civile pasi disa tabletat kanë rezultuar të infektuara dhe 114 persona janë prekur nga Hepatiti C.

Propofol është një qetësues i fortë, i cili shkakton dëmtime të mëdha anësore për trupin e njeriut. Pas analizave laboratorike, rezultoi se ish mbreti i pop-it kishte marrë një sasi të madhe ilaci, cka i shkaktoi edhe vdekjen.  

Top Channel