Kriza, asnjë përparim

31/05/2010 15:20

Kur kanë kaluar 11 ditë nga darka e Strasburgut mes dy liderëve Berisha e Rama , ku ndërkombëtaret nisën ndërhyrjen e parë të fortë për zgjidhjen e krizës politike,  gjithcka është mbuluar nga erresira dhe mungesa e informacionit.

Te dyja palet fillimisht u perfshine ne nje debat ne distance mbi egzistencen ose jo te nje afati per te zgjidhur kete krize. Ne Tirane nderkohe, mberriti edhe dergata e negociatoreve nga Brukseli qe ndau ne dy takime nga dy ore secili bisedimet me kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama, me pas misioni 24 oresh perfundoi me nje takim informues me ambasadoret e Bashkimin Europian te akredituar ne Tirane. Por vetem kaq, asgje me shume, nje heshtje me te cilen duket se kane rene dakort edhe nderkombetaret.

Socialistet dhe demokratet vazhdojne te luajne me deklarata ku te pakten ne pamje te pare mund te kuptosh se gjithcka ka mbetur tek djegia ose jo e fleteve te votimit pas hapjes se kutive te materialeve.

Kjo ne siperfaqe pasi nen te nuk dihet nese po realizohen negociata te tjera ose jo. E sigurte eshte qe pas nje lufte te gjate dy paleshe ne drite te diellit tashme gjithcka po manovrohet ne fshehtesi te plote , ne nje mungese te dukshme transparence per mediat ku pergjigjja e vetme qe vjen nga dy selite eshte ‘no koment’.

Top Channel