Gjyqtarët, kompetencat e Kuvendit

30/05/2010 21:00

Nga tre kandidaturat e përzgjedhura nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese, pak ditë më parë, njëra u rrezua, ndërsa një praktikë tjetër u ndoq nga parlamenti para dy vitesh për t’i rrëzuar atij pesë kandidatura për në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë që presidenti ka dërguar se fundi edhe tre kandidatura të tjera për në Gjykatën e Lartë, ish-presidentët shqiptarë ftuan në një tryezë të premten e kësaj jave juristët më të njohur në vend, si edhe ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së, për të diskutuar lidhur me problemet e gjyqësorit, por edhe për të bërë një interpetim të nenit 125 për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, dhe në nenin 136 për ata të Gjykatës së Lartë që thonë se gjyqtarët emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit.

Për ish-presidentin Moisiu fjala pëlqim për politikën shqiptare konsiderohet gabimisht si një e drejtë e parlamentit për të vendosur mbi dekretin presidencial, çka cënon, sipas tij, rëndë Kushtetutën shqiptare si edhe institucionin e Presidentit.

Ambasadori i OSBE-së Bosh, duke sjellë edhe eksperiencë europiane, ishte më i qartë kur tha se, parlamenti vetëm duhet të miratojë në bazë të Kushtetutës kandidaturat e presidentit, dhe ka të drejtë t’i rrëzojë ato vetëm nëse nuk përmbushin kriteret profesionale.

Ditët e fundit, ndërkombëtaret dhe një pjesë e faktorit politik ka rritur presionin ndaj mazhorancës lidhur me emerimet në gjykatat e larta të vendit. Vendimet e fundit të parlamentit janë cilësuar si jo transparente dhe tentativë për të vënë nën ndikim politik këto gjykata.

Top Channel