Elbasan, masakron me leva kunatën

30/05/2010 18:45

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Shalës në Rrethin e Elbasanit, ku Antoneta Hysa 37 vjeç ka masakruar me mjete të forta kunatën e saj Esma Xibraku 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në Komunën e Shalësit, në fshatin që mban po të njëjtin emër. Autorja, Hysa ka qëlluar disa herë me levë kunatën e saj, që kanë sjellë edhe fundin tragjik të 45 vjeçares.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të uniformave blu të Rrethit të Elbasanit, të cilat ndaluan autoren e krimit. Policia tha se dyshohet që krimi të jetë kryer për motive hakmarrjeje me fillesë që në vitin 1997, vit kur bashkëshorti i viktimës dyshohet të ketë vrarë djalin e autores së krimit.

Ky është krimi i dytë për motive hakmarrjeje në Rrethin e Elbasanit, pas atij të zbuluar ditën e premte, ku në afërsi të doganës u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë shtetasi Gëzim Alikaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA