Tiranë, një person i armatosur te Stacioni i Trenit

29/05/2010 12:15

Një person i armatosur ndodhet në zonën e Trenit në një prej dyqaneve atje, ndërkohë që forca të shumta policie kanë bllokuar bulevardin “Zogu I”.

Nuk dihen detaje të qarta rreth ngjarjes, por ka dyshime se ky person ka marrë peng shitësen e dyqanit.

Forcat e rendit, të ndihmuara edhe nga ato RENEA, po përpiqen që të futen brenda dyqanit dhe të vënë nën kontroll gjendjen.

Top Channel