Rama: Në dispozicion të zgjidhjes së krizës

29/05/2010 13:30

Kryetari Socialist Edi Rama deklaroi sërish se opozita është në dispozicion të zgjidhjes së krizës që ka mbërthyer vendin, gjithnjë nëse i hapet rruga transparencës së zgjedhjeve.

Rama kujtoi në një konferencë për mediat, se duhet garantuar mbarëvajtja e punës së parlamentit, duke krijuar të gjitha kushtet që të shkohet përpara me reformat që ka nevojë vendi.

Dalja e Ramës për mediat u bë pas përfundimit të takimit të Komitetit të Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore.

Top Channel