Facebook, 3 rrathë sigurie për privatësinë

29/05/2010 12:00

Në një kohë kur presioni ndaj Facebook po rritet për shkak të cështjes së privatësisë, kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka vendosur të marrë masa për të parandaluar censurën.

Sipas projektit më të fundit, Facebook do aplikojë tre rrathë sigurie. Rrethi i parë do lejojë që të shikojnë informacionet personale vetëm njerëzit që të njohin, i dyti lejon që të shikojnë të dhënat e tua, të njohurit e miqve te tu dhe i treti lejon që hyjnë tek të dhënat private të gjithë anetarët e Facebook.

Kjo masë sigurie do aplikohet pas pak ditësh në një datë që nuk është përcaktuar ende. Ndërkohë, QuitFacebookDay.com vazhdon të thithë fansa nga e gjithë bota, të cilët synojnë mbylljen e Facebook pikërisht për dhunimin e privatësisë.

Presion ndaj Facebook ka pasur edhe nga Kongresi Amerikan dhe Bashkimi Europian qe janë vënë në lëvizje për të paralajmëruar blogun e famshëm.

Top Channel