Moisiu: Rrëzimi i kandidaturës së Kostës, vendim partiak

28/05/2010 11:40

Ish-presidenti Alfred Moisiu dhe ambasadori amerikan në vendin tonë John Withers komentuan sërish sot rrëzimin nga kuvendi të kandidaturës së Vangjel Kostës,  si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Moisiu theksoi se politika po kërkon të vendosë veton në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa rrëzimi i Kostës ishte nje vendim partiak, i pabazuar në profesionalizmin e kandidatit.

“Këto vendime po merren në mënyrë të padrejtë, janë vendime sektare, të mbyllura dhe nuk janë aspak në transparencën e publikut shqiptar” u shpreh Moisiu.

Ambasadori Withers shprehu sërish shqetësimin e tij për votimin në kuvend, që e cilësoi si të cuditshëm dhe jo transparent.

Në fjalen e tij ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi deklaroi se një prej arsyeve që u reflektua në votimin e Kostës në kuvend ishte edhe dëmtimi i themeleve të Kushtetutës së Shqipërisë. Kondi tha se për ndryshimin e Kushtetutës mban përgjegjëse gjithë klasa politike.

Ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani organizojnë një konferencë me 5 ambasadorë të akredituar në Shqipëri me temë “Gjykatat në Demokraci”.

Top Channel