Kisha rivarros Kopernikun me nderime

28/05/2010 17:30

Per shekuj te tere, shkenca dhe feja kane ecur ne kahe te ndryshme, madje shpesh here kjo e fundit ka vepruar brutalisht ndaj njerezve te shkences.

Rasti me i lakuar eshte ai i astronomit polak, Nikolla Kopernik, eshtrat e te cilit jane gjetur fale analizave te ADN-se pasi u bene krahasime me fijet e flokut te gjetura ne librat e shkencetarit. Ne shek. XVI astronomi polak sfidoi Kishen duke hedhur poshte teorine se Toka eshte ne qender te Universit, por Kisha nuk e priti mire kete gje, pasi e shikonte njeriun dhe Token ne qender te gjithckaje.

Autoritetet e Vatikanit e kane varrosur shkencetarin me te gjitha nderimet ne katedralen e Frombork ne veri te Polonise, kete here me nje emer dhe nje ceremoni zyrtare. Koperniku u varros per here te pare ne kete katedrale ne vitin 1543 ne nje varr pa emer, ndersa ne vitin 2004 u zbuluan eshtrat e nje njeriu qe mendohej se kishte vdekur rreth te 70-ave, te cilat me pas rezultuan se ishin te njeriut qe para 500 vjetesh u quajt heretik. Vepra e tij u denua nga Papa Paoli V ne vitin 1616.   

Top Channel