Britani, vrasesi serial e pranon: Jam kanibal

28/05/2010 17:45

“Jam njeriu kanibal”. Me kete fjali, vrasesi serial britanik Stephen Griffiths ka pranuar para gjykatesve krimet e tij monstruoze.

40 vjecari ndodhet para togave te zeza pasi akuzohet per vrasjen e 3 prostitutave dhe sipas mediave, ai eshte diktuar pasi policia ka hetuar nje video. Pamjet tregonin nje burre dhe nje grua ne nje zone me drita te kuqe ne Bradford ku Griffiths banon.

Pak minuta me pas femra del nga ndertesa ndersa vrasesi e ndjek duke e perplasur ne toke. Ne ate moment ai nxorri nje hekur dhe e goditi ne koke. Griffiths u identifikua ne sallen e gjyqit nga roja i pallatit qe informoi edhe policine per videon. Me pas, hetuesit gjeten trupin e pajete te Suzanne Blamires afer lumit.

Mes viktimave te tij jane edhe 43 vjecarja Susan Rushworth e 31 vjecarja Shelley Armitage, trupat e te cilave nuk dihet ku jane edhe sot e kesaj dite. Konteja e Yorkshire eshte kthyer keshtu edhe nje here ne qender te vemendjes pas vrasjeve makabre ne vitet ’70 ku vrasesi serial Peter Sutcliffe vrau barbarisht 13 femra.

Top Channel