“Hakersi” i viteve ’70 qe shpiku “kanacen”

28/05/2010 19:15

Shume prej jush mund te jene duke e lexuar kete kronike ne internet apo ndonje kombinacion tjeter i frikshem teknologjik, por kjo kronike ben fjale kur mund te shihje vetem dy ore ne dite dhe vetem nje ekran.

Por edhe ne ate periudhe te erret dalja nga terri informativ ndodhi sidoqofte, fale nje shpikje shume te thjeshte qe u quajt “kanacja” dhe cmimi Nobel ne mungese ishte nje teknik riparimi me emrin Qemal Doda.

“Nevoja lindi ne vitin ‘74 kur u dha per here te pare sinjali i UHF nga Jugosllavia. Ne televizoret e Durresit nuk kishim grupe UHF por VHF”, shprehet ai. Nevoja ishte e madhe por frika ishte akoma me e madhe. Nje aparature qe te mundesonte te shihje jashte ekranit publik, nuk parashikohej ne planet e punes. “Mora nje grup origjinal dhe nxorra skemen dhe e bera si grupin UHF. Duhej te ishe pak kokekrisur”, shton Qemali.

Ne fillim duhej gjetur guximi per ta bere, e me pas mbi te gjitha duheshin gjetur materialet. “Heren e pare me mori shume kohe berja e grupit origjinal dhe kishte shume pune. Kete grup une e vura ne Tv tim”, pohon “hakersi” i viteve ’70. Por nuk jane vetem disa tela qe lidhen kuturu apo ndonje tranzistor a konvertitor mbi llamarine, eshte nje skeme teknike e mirefillte.

“Kishte gjera nga ana teorike qe nuk i arrija dot dhe konsultohesha me mikun tim Johan Furxhiu”, thekson Qemali. Deri tani Qemal Doda nuk ka menduar ende per prodhimin ne seri te kesaj pajisjeje qe do te behej si Bibla ne periudha perndjekjesh. Dhe nga prodhimi ne seri per miq e shoke, per Qemalin fillon nje bum komercial i mirefillte i shoqeruar sigurisht me perfeksionimin e metodes se tij te punes. “Arrita te beja brenda cerek ore nje kanace qe shkonte 3 mije leke ne ate kohe saqe kisha kliente edhe prokurorin e pergjithshem dhe zv/prokurorin. Me internuan ne Martanesh”, thote Qemali.

Pavaresisht kushteve, Qemal Doda nuk rreshti sipas urdherit se beri kanocen e tij te famshme por e nderpreu punen vetem me deshiren e tij. “Kam bere edhe ne internim edhe pas internimit. E fundit ka qene kur ika jashte ne vitin ‘90”, perfundon ai.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel