“Apple”, fansat e iPad pushtojnë dyqanet

28/05/2010 11:25

Mijëra adhurues të objekteve të teknologjisë së lartë në të gjithë botën kanë vërshuar nëpër dyqane pasi kompania “Apple” filloi shitjen ndërkombëtare të iPad-it.

Një radhë e gjatë prej 200 metrash u krijua jashtë dyqanit të “Apple” në Sidnej, ndërkohë që situata analoge u regjistruan edhe në Tokio.

Aparati i gjatë 25 centimetra ka dalë gjithashtu në shitje në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe vende të tjera të Evropës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 1 milion iPad-ë janë shitur në 28 ditët e para pas daljes së tij në treg.

Lancimi ndërkombëtar i objektit u bë një muaj para paralajmërimit, për shkak të kërkesës së madhe në SHBA, ku produkti doli në shitje në fillim të prillit.

Top Channel