Vizat, Rama letër Barrosos

27/05/2010 15:30

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka drejtuar një letër presidentit të Komisionit Europian Hose Manuel Barroso, të cilit i ka kërkuar që lëvizja e lirë e qytetareve përmes liberalizimit të vizave të mos ndikohet nga kriza aktuale që po kalon Shqipëria.

Në leter kryesocialisti falenderon Barroson per propozimin qe institucioni qe ai drejton do t’i drejtoje ne samitin e Sarajeves vendeve anetare te Bashkimit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine.

“Eshte ky rasti me i mire per mua qe t’ju falenderoj ne emer te opozites shqiptare per koherencen qe ju personalisht , e Komisioni Europian po ashtu keni manifestuar ne vijëmesi per ta nxitur dhe mbeshtetur e perfshire Shqiperine ne rrjedhen e bashkejeteses europiane , duke ndikuar me kembengulje perpjekjet e vendit tim ne rrugen e veshtire per permbushjen e standardeve mbi te cilat qendron ngrehina e Bashkimit Europian. Lejomeni t’ ju lutem zoti president qe levizja e lire e qytetareve te mos varet a lidhet ne asnje menyre me cfaredo problemi qe Shqiperia sot ka per shkak te mungeses se transparences dhe te kushtetueshmerise ne nje sere aspektesh te administrimit te puneve te vendit , duke filluar nga vete parlamenti ku keto mungesa themelore fatkeqesisht hasen random”, thuhet në letrën e Ramës.

Sipas kryesocialistit liberalizimi i vizave eshte nje moment mjaft i rendesishem qe eshte mbeshtetur me force nga opozita shqiptare.

“Apelin per heqjen e rregjimit te vizave e per moskushtezimin e kesaj procedure te shumepritur  për Shqiperine e kemi bere pa pushim ne Tirane, Bruksel, Strasburg , Prage, Sarajeve, kudo ku kemi gjetur nje hapsire europiane per te thene fjalen tone ne emer te nje populli europian, te shumevuajtur 50 vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote dhe te mbetur sot e gjithe diten brenda kufijeve te vete te levizjes se lire per shkak te nje tranzicioni te sterzgjatur plot mangesi e boshlleqe ne ndertimin e shtetit demokratik”, thekson Rama.

Lideri i opozites thekson me tej se kjo periudhe do te jete vendimtare dhe liberalizimi pa kushte i vizave me Shqiperine do te inkurajonte sipas tij edhe ne kapercimin e pengesave te veshtira me te cilat perballet sot shoqeria shqiptare ne ndertimin e shtetit te se drejtes dhe demkracise funksionale.

Top Channel