“Vizat”, Malmstrom: Në verë, grup monitorues

27/05/2010 12:30

Eurokomisionerja Sesilja Malmstrom deklaroi se Shqipëria duhet të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të luftojë me hapa konkretë krimin dhe korrupsionin.

“Shqipëria duhet të bëjë një fushatë informuese për atë që ofron liberalizimin e vizave”, u shpreh Malmstrom.

Sipas saj, në Tiranë gjatë verës do të mbërrijnë grupet e punës dhe do të raportojnë për situatën.

Në konferencën e saj për media, Malmstrom theksoi se Komisioni po punon me të gjitha kapacitetet dhe ka një plan për të lehtësuar regjimin e vizave.

Top Channel