“Vizat”, Lohan: Liberalizimi, në dorë të Shqipërisë

27/05/2010 12:40

Ambasadori i KE-së në vendin tone, Helmut Lohan deklaroi se sot është propozuar heqja e vizave për Shqipërinë, por tani liberalizimi i tyre është në dorë të Shqipërisë.

Ambasadori doli në një konferencë për media, menjëherë pas deklaratës së dhënë nga eurokomisionerja Sesilja Malstrom.

Megjithatë Lohan nuk pranoi të flasë në asnjë moment rreth krizës politike në vend dhe punës e negociatave që po zhvillohen për zgjidhjen e saj.

Top Channel