Ora shenon 12:00 ne qendren e Tiranes. I gjithe aktiviteti njerezor eshte ne pikun e tij dhe ajo qe qendron pezull pa rene ne sy, por gjithsesi konstante dhe e pandalshme, eshte zhurma.

Besnik Serjani eshte ndihmes fizikant ne Institutin e Shendetit Publik. Ai po shkon te kryeje matjet rutine te nivelit te zhurmes ne kater nga 15 zonat me te rremujshme te Tiranes. Nje zhurme e durueshme per veshin e njeriut eshte 55 decibel gjate dites. Por situata ne terrenin shqiptar paraqitet krejt ndryshe. Sonometri, matesi i zhurmes arrin deri ne 90 decibel kur borite cajne trafikun.

Qepenat e dyqaneve, lehja e qeneve te rruges, videotekat jane zhurmues. Por ato qe shkaktojne zhurme te vertete nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 11 te mbremjes jane makinat. Kete e pohon Mirela Shijaku, fizikante ne departamentin “Shendeti dhe Mjedisi”, ne Institutin e Shendetit Publik. Keto matje ishin vetem tregues i nje momenti te vetem ne rruget e Tiranes, por specialistet thone se zhurma e ben demin e saj ne trurin e njeriut me ate te kohezgjatjes se saj te pandalshme.

I gjithe ky kaos qe hasim ne rruget e qytetit tone indirekt ndikon ne shendetin tone mendor. Arta Ago, mjeke ne Institutin e Shendetit Publik tregon se grupe te caktuara individesh jane me te ndjeshem nga fonia e larte ne rruge.   Sipas saj, keto kategori jane, te semuret me zemer, ata me probleme mendore, femijet, etj.

Si per cdo problem tjeter qe i shqeteson banoret e Tiranes, edhe per ndotjen akustike zgjidhja ekziston, madje nuk kerkon kohe dhe investim i madh. Kush kishte menduar se gjelberimi sherben vetem si mushkeria e qytetit e ka gabim. Sipas specialisteve, pemet sherbejne njekohesisht edhe si nje silenciator i shkelqyer natyror.

Top Channel