Pak Shqipëri në Itali

27/05/2010 12:50

Për më shume se dhjetë ditë qyteti i Forlì, rreth 60 km larg Riminit, po zbulon Shqipërinë, traditat, kulturën si dhe mundësitë që ofron ajo për bizneset dhe turistët.

Megjithëse mjaft e re, e krijuar vetem një vit më pare, shoqata shqiptare ‘Juvenilja’, në bashkëpunim me entet vendore ka organizuar një sërë aktivitetesh që kane prekur fusha të ndryshme e që u ndoqën me shume interes. Gjate konferencave, ku morën pjesë edhe përfaqesues të institucioneve shqiptare u diskutua për mundesite e ofruara nga Shqiperia ne fushen e energjitikes, ndertimit dhe turizmit.

Meqenese filli i kuq qe pershkoi keto aktivitete ishte “zbulimi” reciprok, deshmite e biznesmeneve italiane qe punojne ne Shqiperi u alternuan me ato te shqiptareve qe kane ngritur nje biznes ne Itali. Rrefimet e turisteve qe kishin vizituar shqiperine flisnin me mire se çdo depliant apo reklame. Botimi i prezantuar me kete rast me titullin “Fytyra tjeter e emigracionit:Juvenilja nje rast integrimi i te rinjve shqiptare”, pasqyron fenomenin e emigracionit si nje rast i mire njohjeje dhe lidhjeje reciproke mes dy popujve.

E nuk mungoi edhe Shqiperia e dikurshme. Ne ekzpoziten fotografike te hapur me kete rast, fotografite e Marubit dhe ato te arkivit te shtetit, te vendosura perkrah atyre me te reja te Roland Tashos krijuan ne syte e spektatoreve nje mozaik te larmishem tonesh dhe atmosferash.

Top Channel