Kërthiza pritet shumë shpejt

27/05/2010 14:15

Nëse do të vohej qoftë edhe disa sekonda prerja e kordonit të kërthizës së fëmijës së porsalindur, do të ishte jetësore për shëndetin e tij.

Kjo vonesë mund t’i garantojë fëmijës më shumë mundësi për të mos u sëmurur.

Tezën e mbështet një kërkim i Universitetit of South Florida i publikuar në “Journal of Cellular and Molecular Medicine”, sipas të cilit gjatë këtij proçesi mund të evitohen vështirësitë në frymëmarrje, sëmundjet kronike në mushkëri, emoragjitë celebrale, infeksionet e përgjithshme dhe problemet me shikimin.

Kordoni i kërthizës përmban shumë qeliza staminale dhe transferimi i plotë i tyre tek i porsalinduri përfaqëson një trampiant original të staminaleve.

Këto qeliza, kanë karakteristikën për të gjeneruar elementët thelbësor të gjakut njerëzor (rruazat e kuqe, të bardha dhe trombocitet).

Top Channel