7 arsyet për të braktisur Facebook

27/05/2010 10:25

Të braktisësh Facebook-un është po aq e vështirë sa të lesh edhe duhanin. Sipas një levizjeje kundër Facebook të quajtur ‘QuitFacebookDay.com’, në 31 maj është caktuar data për t’u larguar nga Facebook dhe të gjithë ata që do të tregojnë këtë iniciativë do të shfaqin hapur kundërshtinë e tyre për mënyrën se si përhapen dhe trajtohen të dhënat e tyre personale.

Ndërkohë themeluesi Mark Zuckerberg ka kërkuar ndjesë për politikën e privatësisë në Facebook. Në një artikull në “Washington Post”, Zuckerberg ka pranuar se janë bërë shumë gabime.

Nga ana tjetër ‘QuitFacebookDay.com’ liston edhe 7 arsyet se përse duhet braktisur Facebook.

1. Privatësia, një cështje që nuk është trajtuar me seriozitet.
2.Facebook, një botë që nuk është e jona
3. Komentet e lëna te fotot dhe videot lexohen nga shumëkush duke krijuar hapësira për keqkuptime
4. Në Facebook mund te memorizohen të dhënat e pagesave apo transaksioneve që kryhen në faqe.
5.Tradhëtohemi edhe nga miqtë tanë, të cilët mund të shohin, marrin dhe përvetësojnë të dhënat tona.
6.Motorrët e kërkimit të Facebook, dinë shumë rreth nesh.
7. Edhe nëse vendosim të largohemi, e kemi të vështirë ta bëjmë totalisht sepse disa të dhëna, foto apo video të ndara me miqtë tanë do të vijojnë të jenë ende në qarkullim.

Top Channel