SHBA, Kagan kritikohet per kembet e hapura

26/05/2010 10:00

Gazeta amerikane “Washington Post” ka publikuar nje shkrim qe pritet te ngjalle polemika te medha ne SHBA.

Behet fjale per etiken e qendrimit te kandidates se presidentit Obama per kryetare te Gjykates se Larte, Elena Kagan. Sipas gazetes, problemi me i madh i ish avokates se shtetit qendron kur ajo ulet, ose me sakte, menyra se si ajo mban kembet kur ulet.

Etika profesionale e nje femre ne shume raste gjykohet dhe kjo po ndodh edhe me Kagan ne keto momente. Kandidatja per institucionin e rendesishem gjyqesor, ka nje “ves”, i mban kembet hapur dhe drejte, duke lene nje shije jo te mire vizive. “Edhe e ulur para senatores Amy Klobuchar qe i mbante kembet te kryqezuara, Kagan i mbajti kembet drejte ne toke”, shkruan gazetari Robin Givhan.

Ai shton se juristja nuk i kryqezon asnjehere kembet. Ky shkrim ka bere qe te gjithe ta cojne vemendjen tek menyra e te ulurit te shume njerezve te njohur ne SHBA dhe jo vetem. Michelle Obama eshte mese korrekte pasi Zonja e Pare i kryqezon kembet, duke preferuar te tregoje pak me shume nga hiret e saj. Nga ana tjeter, Carla Bruni thjesht i bashkon, madje shpesh here vesh pantallona, ndersa Hillary Clinton eshte partizane e kryqezimit.

Nese vijme ne Europe, te gjitha zonjat jane te shkolles “Bruni”. Ada Papandreu eshte ulur me gjunjet e bashkuar gjate nje takimi me Michelle Obama. Kryqezimi i kembeve eshte nje shenje fenimiliteti, nje gjest sensual, joshje apo sjellje normale? Kjo nuk eshte caktuar ende, por eshte e sigurt se qendrimi i Kagan nuk ben pjese ne asnje prej tyre.

FOTO GALERI
1/3
Elena Kagan me senatoren demokrate Amy Klobuchar

Top Channel