Rihetim për Durrës-Kukës

26/05/2010 15:50

Partia Socialiste ka kërkuar rihapjen e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist tha se tashmë kanë dalë në dritë fakte që dëshmojnë për shkelje të reja, duke cituar dokumentet zyrtare të Ministrisë së Financave.

“Dokumenti dëshmon se kostoja për një kilometër në vitin 2009 është tejkaluar me 2 milionë dollarë”, u shpreh deputeti socialist, Erjon Brace.

Deputeti tha se dëmi financiar në rrugë është dyfishuar që nga koha kur prokuroria në akte e saj zyrtare dyshonte për shpërdorim në masën 235 milionë euro.

“Kur prokuroria njoftoi vlerën e demit te këtij krimi, kostoja per 1 km ishte 6.9 mln euro, ndersa ne muajin prill ka arritur ne 14.4 milione euro”, u shpreh Brace.
 
Kostoja totale e rrugës Durrës-Kukës sipas opozitës tashmë i ka kaluar 110 miliardë lekë.

Top Channel