Kazakistan, ngordhin 12 mijë antilopa të rralla

26/05/2010 18:15

Një tragjedi që nuk ndalet. Janë tashmë 12 mijë antilopat që kanë ngordhur që prej javës së shkuar në Kazakistan, pas një infeksioni në zorrë.

Numri i tyre është pakësuar pothuajse në gjysmë, në zonën e Uraleve, sipas autoriteteve shëndetësore.

Infeksioni bakterial është një dramë më shumë për një specie të rrallë e kërcënuar më parë për zhdukje.

Përgjegjësja e WWF për Azinë Qëndrore, Olga Pereladova flet për “një katastrofë”.

Top Channel