Imeraj: PD, insinuata të turpshme

26/05/2010 19:55

Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratës së deputetit të PD Eduard Halimi, që i kërkonte kryesocialistit Rama distancim nga reagimi i deputetit Tom Doshi ndaj demokratit Genti Strazimiri në Parlament.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PS Armela Imeraj ka deklaruar se incidenti në Parlament u provokua nga deputeti demokrat, i cili sipas saj bëri një sërë insinuatash të turpshme.

“Në emër të Edi Ramës shpreh keqardhjen për insinuatat e turpshme të një zëdhënësi të Berishës, për një ngjarje të shkaktuar nga një tjetër zëdhënës tjetër i Berishës”, ka pohuar Imeraj.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të heqë dorë nga këto qëndrime të tilla, që sipas saj rëndojnë krizën politike në vend.

“Berisha duhet ta kuptojë se qëllimi nuk justifikon mjetin dhe nuk ia zgjidh atij cështjen e pushtetit. Lufta me opozitën vetëm sa thellon krizën qeverisëse në dëm të vendit”, ka theksuar Imeraj.

Top Channel