BSH: Të korrigjohet buxheti

26/05/2010 20:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i kërkoi qeverisë të ulë deficitin buxhetor, i cili 4 muajt e parë të vitit ishte 87 për qind më i lartë se plani.

“Marrja e masave korrektuese sa më shpejt ka një rëndësi strategjike”, ka deklaruar Fullani.

Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se ekonomia po ecën ngadalë edhe për këtë pjesë të parë të vitit.

“Shkalla e ulët e shfrytëzimit të kapaciteteve të ekonomisë, rënia e kreditimit dhe e importit sinjlalizojnë një ulje të investimeve”, ka theksuar Fullani.

Këshilli mbikëqyrës ka vendosur ta mbajë sërish të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25 për qind.

Top Channel