Beteje per vizen italiane

26/05/2010 12:00

Shtetaset shqiptare Lane dhe Olsa Dhana, nene e bije, kane fituar betejen e tyre kunder Ministrise Italiane te Puneve te Jashtme, ose me mire kunder Konsullates Italiane ne Vlore. Vitin e kaluar kjo konsullate u kishte mohuar dy here vizen turistike duke gjetur disa justifikime qe nuk binden gjykatesit Gjykates Administrative te Romes, ku dy grate jane drejtuar.

Lane Dhana ka nje djale emigrant qe ka nje biznes ne Itali e qe deshironte te kalonte disa kohe me  nenen dhe motren e tij, Olsen. Por disa prej dokumentave te paraqitura konsullata e Vlores i kishte vene ne dyshim, si per shembull shumen qe dy grate kishin nje llogari bankare, gje qe deshmonte mundesine e tyre per te perballuar udhetimin dhe qendrimin ne Itali. Apo faktin qe Olsa Dhana, ishte vertet volejbolliste. Pra ajo ka udhetuar dhe here te tjera jashte vendit per kampionate te ndryshme e nuk kishte ndermend te ikte nga Shqiperia.

Te gjitha keto elemente, spjegoi per Top Channel avokati mbrojtes Stefano Soncini, gjykata e Romes i ka marre parasysh. E vendimi flet qarte. Ministria italiane ePuneve te Jashtme jo vetem qe duhet t’u jape vizen dy grave, por duhet edhe te paguaje shpenzimet gjyqesore.

Top Channel