OSSH, presion KESH-it per borxhet e shtetit

24/05/2010 08:25

Qe prej kater muajsh, OSSH dhe KESH, dikur partnere te pronarit shtet, jane ne konflikt te hapur me njera-tjetren.

Sipas marreveshjes, KESH duhet t’i garantoje te gjithe energjine elektrike OSSH-se, me nje cmim te caktuar nga ERE, kurse operatori qe furnizon popullaten, tashme me pronar privat, duhet t’i siguroje korporates se i ka fondet per shlyerjen e ketij detyrimi.

Por OSSH eshte duke perdorur nje mjet presioni per te vjele borxhet qe i kane institucionet shteterore, ne masen deri ne 15 miliarde leke. Ne kete pike, OSSH i thote KESH-it qe nuk ka para per te shlyer detyrimet e furnizimit me energji, pasi shteti i ka borxhe, per pasoje ia kerkon indirekt duke mos i paguar faturat.

KESH eshte gjendur ne veshtiresi per nje problem qe nuk i takon asaj ta zgjidhe dhe ka paralajmeruar OSSH-ne se nuk do t’i garantoje me energji elektrike, deri ne disbursimin e shumave. Konflikti shkoi deri ne rrezikun e black-out-it, derisa nderhyri Enti Rregullator i Energjise, e cila pas konsultave mori nje vendim paraprak, duke u thene paleve te punojne me kontraten e vjeter, deri ne zgjidhjen e problemit.

Aktualisht, OSSH ka nisur aksionet per vjeljen e detyrimeve te vjetra, qe shkojne deri ne 25 miliarde leke, ku nje pjese i takon edhe shtetit, ku shume institucione kane vite qe nuk paguajne. Duke qene se KESH-i vijon ende te jete prone e shtetit, OSSH ia kerkon indirekt borxhin, duke i permendur detyrimet e vjetra.

Me tarifen e re prej 2.05 leke per kilovat[, nga 0.5 qe ishte, miratuar ne dhjetor nga ERE, OSSH e paguan me shtrenjte energjine qe merr nga KESH-i. Sipas marreveshjes se privatizimit, KESH eshte e detyruar t’ia jape te gjithe energjine elektrike qe prodhon kompanise OSSH, me tarifa qe i cakton ERE. Per kete vit behet fjale per rreth 5 miliarde energji elektrike, qe me cmimin e ri jane gati 10 miliarde leke, te ardhura per KESH. Kurse energjia qe importon OSSH-ja eshte pjesa qe humbet ne rrjet dhe eshte e detyruar ta bleje me cmim tregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA