Doda: Zgjedhjet, me te mirat ne histori

24/05/2010 18:55

Deputetja e PD, Mesila Doda e ka cilesuar si te pavend kerkesen e PS per hapjen e kutive, pasi sipas saj zgjedhjet e 28 qershorit ishin me te mirat te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi.

Duke iu drejtuar deputeteve te opozites, Doda eshte shprehur se greva kishte si qellim plotesimin e nje kapricoje te kryetarit te PS, Edi Rama.

“Me 28 qershor u zhvilluan zgjedhjet me te mira dhe me standartet me te larta. Ju keni dite te tera qe nxirrni nga goja shpifje. Ju po i jepni nje shije te keqe politikes ne kete vend. Kemi degjuar nga goja juaj se keni bere histori, por e verteta eshte se ju s’keni kryer as histori e as trillim. Kryetari juaj kerkon t’ju beje shpelarjen e trurit”, ka pohuar Doda.

Ajo ka theksuar se greva e PS nuk kishte asnje qellim tjeter, pervec se pengimit te levizjes se lire te qytetareve shqiptar ne Evrope.

“Greva eshte arma e me te dobetit, e atij qe eshte jashte politikes. Studentet e 91-shit ne asnje rast nuk u bene vegel e politikes, ndersa modeli juaj eshte plotesisht i ndryshem. Kryetari juaj ju futi ne greve per interesat e tij. Ju e keni ditur mire se kjo ishte nje beteje kunder shqiptareve”, ka shtuar Doda.

Top Channel