Berisha: Ekonomia, zhvillime pozitive

24/05/2010 17:00

Kryeministri Sali Berisha i ka trajtuar me tone pozitive zhvillimet ne ekonomine e vendit, e cila, sipas tij, vazhdon te kete rritje pozitive perballe presioneve te krizes nderkombetare.

Zoti Berisha i beri keto komente gjate vizites ne nje fabrike te riciklimit, prodhimit dhe ambalazheve plastike. Ai tha se kjo industri ndikon ndjeshem ne tregun e punes, pasi vetem ne kete fabrike ka te punesuar 100 persona dhe 1 mije persona te tjere ne te gjithe vendin sigurojne jeten me mbledhjen dhe sistemin e materialeve qe i duhen fabrikes.

Duke perdorur fjale nga fjalori me i ri i politikes  pas takimit te Strasburgut, kryeministri Berisha tha se “atyre qe derdhin lot krokodili për papunësinë, e cila ekziston dhe është e dhimbshme, dua t‘u them se nihilizmi është vajtimi më hipokrit për të papunët në Shqipëri”.

Sipas kreut te qeverise ne kater muajt e pare te ketij viti, ne vend eshte regjistruar rritje e konsiderueshme, si e numrit te bizneseve te reja, ashtu edhe e eksporteve. Kryeministri Berisha u shpreh se tregues i funksionimit te ekonomise eshte edhe rritja e pritshme e pagave dhe pensioneve, vendim qe, sipas kryeministrit vjen ne nje kohe kur vendet me te pasura te kontinentit po bejne ulje pagash, po ngrijne pensionet apo po eliminojne teresisht stimujt e tjere financiare.

Top Channel