Korce, foshnja e masakruar nga nena, e paregjistruar

23/05/2010 08:45

Varferia ekstreme dhe kushtet e veshtira kane shtyre drejt krimit nenen 23-vjecare nga Zemblaku, e cila dy dite me pare masakroi foshnjen e saj 18 muajshe.

E papune dhe pa te ardhura, ndersa bashkeshorti merrej me kullotjen e bagetive si coban ne mal, nena 23-vjecare ka rrahur per vdekje femijen, vetem se nuk duronte dot te qarat. E arrestuar menjehere pas krimit makaber, nena vrasese ka rrefyer per policine se e kishte qelluar femijen disa here me force dhe me grushte ne fytyre, ngaqe qante dhe per pasoje ai ishte rrezuar.

Ajo eshte perpjekur te mohoje faktin se e ka mbytur femijen, duke thene se nuk e ka shtrenguar shume ne fyt. Nena nuk ka argumentuar ne rast se femija qante nga mungesa e ushqimit, vetem eshte shprehur se nuk duronte dot te qarat.

Por ekspertet mjekoligjore kane verejtur jo vetem shenja te dhunes ne trupin e femijes 18 muajsh, por edhe shenjat e mbytjes. Ekspertiza mjekoligjore ka arritur ne perfundimin se femija eshte qelluar disa here ne koke dhe ne gjoks, nderkohe qe ne fyt ka pasur shenja te gishterinjve qe tregojne se eshte mbytur.

Babai i femijes, Eduart Hoxhalli, nuk eshte ne gjendje te flase per ngjarjen. “Nuk di c’te them. Jam i tronditur”, vetem kaq ka mundur te thote Eduart Hoxhalli, 27-vjecari, qe ka humbur djalin e vetem te lindur nga bashkejetesa me vajzen nga Vidohova. Ndersa Eduart Hoxhalli eshte kthyer ne fshat ne mesdite pas shume peripecive per te terhequr foshnjen e vdekur nga morgu, shtepia e tij ka qene e mbyllur dhe askush nuk ka pritur vizita.

Femija qe ka ardhur ne jete nga bashkejetesa e ciftit ka qene i paregjistruar, pasi prinderit nuk kishin kryer nje martese te ligjshme. Kjo ka veshtiresuar procedurat per te varrosur femijen ne kushtet kur ai nuk ka qene i regjistruar ne gjendje civile. Vetem ne mesdite, Eduart Hoxhalli ka sjelle ne fshat trupin e pajete te djalit te vogel, qe eshte varrosur pa ndonje ceremoni. Te afermit e Eduartit i kishin nderprere marredheniet me te qe pas marteses me Sonila Lumin, tre vjet me pare. Ai ishte ndare nga gruaja e tij lushnjare, per te bashkejetuar me vajzen e ardhur nga Vidohova.

Top Channel