Eksperti i Brukselit monitoron Parlamentin

22/05/2010 09:00

Komisioneri Europian monitoron edhe Parlamentin. Eksperti i ardhur prej disa ditesh nga Brukseli, Bert Kuby, ka qene prezent ne seancen plenare te se enjtes, ku u votuan tre anetaret e Gjykates Kushtetuese te dekretuar nga Presidenti Topi.

Zyrtari i Bashkimit Europian, i shoqeruar edhe nga punonjesit e protokollit te Kuvendit, dhe nje perkthyese e Delegacionit te KE-se ne Tirane eshte interesuar per procedurat e ndjekura nga Kuvendi per miratimin e anetareve te Kushtetueses.

Ne kohen qe eksperti i Brukselit ishte ne sallen e Parlamentit, sapo kishte mbaruar mbledhja e grupit parlamentar te PD-se, qe kishte vendosur per rrezimin e njeres prej kandidaturave te Presidentit Topi, pikerisht juristin Vangjel Kosta.

Bashke me pyetjet shtese, Komisioni Europian ka sjelle edhe eksperte ne terren per te verifikuar situaten dhe per te pergatitur raportin, i cili do t’i duhet Komisionit per opinionin per Shqiperine ne lidhje me statusin e vendit kandidat.

Top Channel