KKRT: Reklama e “Zgjohu” e ligjshme

20/05/2010 15:25

Pas pretendimeve te opozites per paligjshmerine e nje spoti te levizjes “Zgjohu”, transmetuar ne disa televizione, KKRT deklaron se kjo reklame nuk bie ndesh me ligjin “Per Radion dhe Televizionin Publik ne Republiken e Shqiperise”.

“KKRT mbas vizionimit te kryer, gjykon se reklama e transmetuar ne disa media elektronike, nuk konsumon asnje nga pikat e nenit: nuk ushtron ndikim ne permbajtjen e programeve, nuk nxit pornografine dhe dhunen, nuk eshte reklame e terthorte, nuk eshte reklame e ndonje partie apo shoqate politike dhe as nuk bie ne kundershtim me ligjet ne fuqi. KKRT eshte i mendimit se reklama ne fjale, nen siglen e levizjes “Zgjohu”, e cila pas verifikimit tone rezulton te jete nje bashkim vullnetar individesh, synon te ndergjegjesoje opinionin publik per nje fenomen mjaft te mprehte te shoqerise shqiptare:Luften kunder korrupsionit”, thote Valbona Lisha, zedhenese e KKRT-se.

Debate per reklamat televizive kulmoi para zgjedhjeve te qershorit 2009, kur disa ministri prodhuan dhe transmetuan spote publicitare per arritjet qe kishin shenuar.

Opozita i konsideroi ato si reklama te partise ne pushtet, bere me parate e qeverise. Burime zyrtare prane KKRT-se bejne te ditur se ky institucion ka propozuar nje projektligj, me ane te te cilit percaktohet ndarja e reklamave politike dhe atyre institucionale, ne perputhje me direktiven e BE per sherbimet audiovizuale. Dke iu rikthyer rastit konkret, KKRT ka mbeshtetur kerkesen e opozites per transparencen e financimit te reklames se levizjes “Zgjohu”, por ben te ditur se nje gje e tille nuk eshte ne kompetencat e tij.

Top Channel