Edukimi kunder droges

20/05/2010 20:10

‘Vasil Shanto’ eshte nje nga dhjete shkollat ne kryeqytet te perfshira ne programin sensibilizues kunder droges, alkoolit dhe duhanit, sipas nje formule te njejte edukuese qe perdoret edhe ne New Jersey te Shteteve te Bashkuara.

Projekti pilot synon edukimin e nxenesve nga klasa e peste deri ne te nenten kunder substancave te rrezikshme. Pervec grupeve te instruktoreve, u perfshine ditet e para edhe perfaqesues te gardes se New Jersey dhe Zyres se Bashkepunimit per Mbrojtjen dhe te ICITAP-it.

Programi parashikohet te perfshihet ne planin mesimor te shkollave nente vjecare ne kryeqytet per vitin akademik 2010-2011. Aktualisht jane te perfshira ne edukimin e te miturve dhjete shkolla ne Tirane.

Top Channel