Berisha dhe Rama, sot tryeza finale ne Strasburg

20/05/2010 15:00

Sot ne mbremje te dy lideret e politikes shqiptare Sali Berisha dhe Edi Rama do te jene se bashku ne nje tryeze, por jo ne seline e presidences, si me pare, por ne Strasburg, ne seline e Parlamentiti Europian.

Nje darke kjo e therritur nga drejtuesit e Partive Popullore Europiane dhe shefi i Aleances Progresive te Socialisteve dhe Demokrateve Europiane dhe me pranine edhe te Komisionerit per Zgjerimin ne Bashkimin Europian Shtefan Fyle. Zoti Rama eshte nisur ne mengjes heret drejt Strasburgut, ndersa kryeministri Berisha pas mesdites.

Te dy protagonistet e politikes shqiptare udhetojne drejt Strasburgut, per t’u ulur ne nje tryeze ku pritet arritja e nje marreveshjeje qe do t’i jape fund konklifiti politik qe prej afro nje viti ne Tirane. Nuk dihet ende nese ka ndonje draft paraprak mbi te cilin do te hapen diskutimet, apo lideret e politikes shqiptare do te vihen para ndonje drafti te perfunduar me pare dhe do te shtrengohen ta firmosin. 

Top Channel