Berisha: Darka ne Strasburg, private

20/05/2010 10:20

Para nisjes drejt Strasburgut ku pritet te marre pjese ne takimin qe do te zhvillohet mbremjen e sotme me faktorin nderkombetar dhe kreun e opozites Edi Rama, kryeministri Sali Berisha ka marre pjese ne Komitetin Nderministror te Integrimit.

Shefi i qeverise ka folur per pergjigjet e pyetesorit dhe per sqarimet e tjera te kerkuara nga europianet, duke theksuar se vleresimet per pyetesorin jane pozitive.

“Vleresimet e para jane dhene ne nje kohe te shkurter. Tani duhet te japim sqarime edhe per 170 pyetje te reja”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se darka e Strasburgut eshte private ndersa me tone humori shtoi se nuk mund t’i merrte gazetaret me vete, gje qe nuk do ta beje ne takimet e ardhshme, duke qene qe sipas tij, vendi eshte shume prane liberalizimit te vizave dhe levizja per te gjithe do te jete e lire.

Top Channel