Rama: Gënjeshtra e 28 qershorit, e vërtetuar

19/05/2010 14:20

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se gënjeshtra e legjitimitetit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe mungesa e transparencës së zgjedhjeve është vërtetuar edhe pa hapur kutitë, ndërsa kërkoi hapjen e rrugës për dialog.

Deklaratën Rama e dha pas vizitës që kreu në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ndodhen grevistët në gjendje të rënduar.

Greva e urisë së opozitës është në ditën e 19-të të saj, ndërkohë që drejtues socialistë kanë folur për të tjerë njerëz të gatshëm për t’u futur në cadër, por pa dhënë detaje se kur mund të ndodhë.

Aktualisht ka shkuar në 65 numri i grevistëve që i janë drejtuar spitalit për të marrë ndihmë më të specializuar.

Top Channel