Nje radio ishte jo shume vite me pare, shume me teper sesa thjesht nje radio. Ajo ishte nje mjet dekorimi. Nje marifet terheqes. Ne disa raste te mjerueshme. Edhe status shoqeror.

Te pakte ishin ata qe nuk kane ndertuar gjate Shqiperise se para viteve ’90 nje marredhenie te veçante me aparatet qe kontrabandonin brenda shtepive te izoluara pak liri te mbartur permes valeve te mesme a te shkurtra. Per kete arsye, ata qe e mbajne te ngulitur ne zemer rolin e madh qe radio ka luajtur ne jeten e tyre, nuk jane te pakte.

Sulejman Luzi dhe Zeqine Roçi jane dy njerez qe nuk kane lidhje farefisnore. Ajo qe i bashkon eshte dashuria per kete objekt te blere me kursimet e nje viti pune para shume e shume kohesh.

“E kemi qe ne 62-shin, e morem me makine deri ne fshat. Kur zbritem, ecem nga nje ore. Shkuam tek shtepia. Kishin qejf kalamajt, lagjja kishte qejf”, thote Zeqineja.

“Une kete radio e kam blere ne 1978-en. Isha nje llogaritar i thjeshte, ne ate kohe kishte stimuj ne fund te vitit dhe me leket e mbledhura mora nje radio ne Tirane”, shprehet Sulejmani.

Radio e nene Zeqinese, nje prodhim gjermano-lindor, sot eshte 48 vjeçare. Ajo nuk leshon asnje tingull, por ne kohen e autorizimit ishte objekti me i çmuar ne familje.

“Kur morem kete radion u kenaqem se lodheshim gjithe diten dhe ne mbremje degjonim muzike dhe lajme”, thote Zeqineja.

“Une radion e lidha me ane te nje kabulli me nje kusheririn tim. Edhe pse e komandoja une, ishte shume i kenaqur me kete nder qe i bera”, tregon Sulejmani.

Arsyeja pse keto teknologji tashme te tejkaluara ende qendrojne ne inventarin e ketyre njerezve, kane arsye me shume se utilitare. Ne mes, hyn nostalgjia.

“Neve radioja na ka sjelle zhvillim, sepse ishte nje burim informimi”, shprehet Zeqineja.

Keto objekte qe mund te kategorizoheshin edhe ne listen e mallrave te luksit, kushtonin 15 mije leke ne ate kohe. Sa dy rroga mujore te nje nepunesi te thjeshte.

“Ne ishim te vetmit qe kishim radio dhe shpesh vinin komshijte, sidomos ne programe te caktuara si ato muzikore”, tregon Zeqineja.

Te vetedijshem per sistemin ne te cilin jetonin si familja Roci dhe Luzi ia lejonin vetes ndonje mekat.

“Ne e çonim tek Radio Tirana, por ndonjehere kur nuk kishte njeri e çonim edhe tek radio qe nuk lejoheshin ne ate kohe”, rrefen Zeqineja.

Sot keto aparatura jane jashte funksionit. Disa familje i ruajne si relike te viteve te veshtira.

“Une e ruaj kot, per kujtim, pasi me kujton vuajtjet e shumta qe kam ecur. Le te rrije, pse ta hedhim”, shprehet Zeqineja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel